Kalulu lëndohet tek kombëtarja franceze, i mungon Milanit ndaj Napolit në Serie A

Kalulu lëndohet tek kombëtarja franceze, i mungon Milanit ndaj Napolit në Serie A
AC Milan ka njoftuar mbi gjendjen e Pierre Kalulu, mbrojtësit francez të kuqezinjve, i cili u rikthye tek skuadra me një dëmtim që ai mori me kombëtaren franceze U-21.

“Këtë mëngjes Pierre Kalulu iu nënshtrua kontrolleve që treguan një dëmtim në muskulin e shputës së pulpës së tij të djathtë. Testet e reja instrumentale do të kryhen brenda një jave”.

Për Piolin, pra, një mungesë e rëndësishme në funksion të ndeshjes së madhe të fundjavës kundër Napolit në Serie A.

Mbetet të shihet nëse lojtari do kthehet për ndeshjen me Napolin.

Shpërndaje në: