‘Kam harru, m’ra në mend pas 1 muaji’, dëshmitari kundër Salih Mustafës e bën konfuze gjykatësen

‘Kam harru, m’ra në mend pas 1 muaji’, dëshmitari kundër Salih Mustafës e bën konfuze gjykatësen

Dëshmitari i radhës i Sali Mustafës para gjykatës ka treguar se në Zllashë ishte mbajtur i ndaluar, për çka e akuzon atë, transmeton Periskopi.

Mirëpo ka diçka të dyshimtë tek deklaratat e tij nga ana e prokurorëve.

‘’Se kam të qartë pse thua pas një muaji”.

Nashta kom harru me thënë të drejtën. E tani më ka rënë në mend pas një muaji. Qekjo është e vërteta”.

Ti the që harrove më 2006 t’ia dërgosh të vertetën tënde UNMIK’ut’’, tha gjykatësja.

‘’S’kom pasë nevojë mos me tregu të vërten por kam harru e tani e kam kuptu’’, tha dëshmitari.

‘’Më 1999, në bazë cka ke deklaru ti, ti ke mësu se kush ishte personi përgjegjës ku je mbajt, ndërkohë që më 2006 ke dhënë deklaratën. Po thua që ke harru tu thuash atyre se kush ishte komandanti. Ti je përgjigj jo nuk e di kur të kanë pyetur’’, shtoi prokurorja.

‘’Jo bre skom pasë nevojë me pasë frikë, për cka. Unë jam ardh këtu me thanë të vërtetën jo me rrejt’’, tha dëshmitari.

‘’Pse tani po thua dicka që është ndryshe me atë që ke thënë më 2006’’, e pyeti prokurori./PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: