Kamberi: Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Daçiqit

Kamberi: Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Daçiqit

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Tërnoci nuk dorëzohet dhe se Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Daçiqit dhe partnerëve të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se edhe herën e tretë do të fitojë vullneti i shqiptarëve.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja në zgjedhjet e imponuara është vendim nga takimi me strukturat e PVD-së dhe konkluzion nga takimi me partnerët e Koalicionit të Shqiptarëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Tërnoci nuk njeh dorëzim. Lugina nuk i nënshtrohet SPS të Daçiqit dhe partnerëve të tij.

Vullneti i shqiptarëve do të fitojë edhe herën e tretë.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e imponuara është vendim nga takimi me strukturat e PVD-së dhe konkluzion nga takimi me partnerët e Koalicionit të Shqiptarëve.

Ne vazhdojmë betejën për përfaqësim dinjitoz parlamentar. Objektiv që do ta arrijmë edhe përkundër kundërshtimeve institucionale.

Shpërndaje në: