Kamera ka kapur momentin tmerrues kur huliganët meksikan rrahin brutalisht me shkopinj një fans

Kamera ka kapur momentin tmerrues kur huliganët meksikan rrahin brutalisht me shkopinj një fans

Gjatë një ndeshjeje të top kampionatit meksikan shpërtheu një përleshje masive, derisa pamjet tmerruese tregojnë disa huliganë duke sulmuar me shkopinj dhe rripa një fans.

Skenat e shëmtuara ndodhën gjatë ndeshjes mes San Luisit dhe Queretaros, me ndeshjen që u ndërpre pasi dhuna shpërtheu edhe në fushë.

Queretaro ishte mysafire dhe po avanconte 2-0 kur kishin mbetur edhe pesë minuta lojë, kur dhuna filloi në tribuna të dielën.

Pamjet tregojnë shishe dhe objekte të tjera duke u hedhur gjithandej.

Dhe në një pamje specifike, shihet një person i shtrirë në tribunë derisa një grup e rrah atë brutalisht me shopinj metalik dhe rripë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: