Kamerat që Krivaqa i vendosi për ta monitoruar Marigonën dëshmojnë krimin mizor që çoi në vdekje 18 vjeçaren

Kamerat që Krivaqa i vendosi për ta monitoruar Marigonën dëshmojnë krimin mizor që çoi në vdekje 18 vjeçaren

Prokuroria Themelore e Ferizajt, ka ngritur aktakuzë ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për vrasjen mizore të 18 vjeçares Marigona Osmani, gushtin e vitit të kaluar. Aktakuza përmban dëshmi me video të torturës mizore që dy të akuzuarit kishin bërë ndaj saj. Sipas prokurorisë Marigona është dhunuar seksualisht, pastaj është rrahur mizorisht nga dy të dyshuarit, ndërsa dëshmitë e këtij krimi janë faktuar edhe nga pamjet e kamerave që Dardan Krivaqa kishte vendosur për ta monitoruar të renë me të cilën kishte filluar të bashkjetonte.  

Në korridor të banesës së të pandehurit ka pasur të vendosur një kamerë, e cila regjistron 24 orë .

Regjistrimi ka kohën e saktë , kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjoja, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi , si dhe një dhome tjetër, të cilën e kap vetëm në një qoshe. Kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marrë DVR , që është dërguar për ekzaminim , ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orësh dhe atë nga data 19.08.2021 në orën 00:05 deri më 23.08.2021 në orë 00:18 .

“Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë, videoregjistrimet tregojnë se në fillim , konkretisht , më 19.08.2021 , raportet në mes të pandehurit, Dardan Krivaça, dhe të ndjerës kanë qenë të mira , këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu , i cili vjen në orën 16:18 , së bashku me Dardanin , ku me vete ka një çantë me rroba , në orën 19:02 , të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu, së bashku me Dardanin”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, më 21.08.2021, në orën 02:40 , Dardan Krivaça , pas mesnate derisa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani , e godet me dorë në fytyrë. Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat, vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë , i merren mendtë.

“10:02, i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani , del në ora 10:14 , ku vërehet se e njëjta reziston , mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit , 10:48 , e dërgon me forcë në banjë , ku e ndjera është e zhveshur , ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09 , kur dalin i pandehuri është zhveshur , dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit , 13:43 , i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57 , kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë , ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13 , kthehet me të pandehurin, Arbër Sejdiu , të cilët me vete kanë gjëra ushqimore”, përshkruhet ngjarja e rëndë në aktakuzë përcjell NAcionale.

Shkopi me të cilin endeshin Dardan Krivaça e Arbër Sejdiu në banesën ku gjendej e vdekur Marigona Osmani

Në provat e prokurorisëm për këtë ngjarje të rëndë flitet edhe për një shkop të cilin i dyshuari për vrasjen e Marigonës, ish-burri i sajm Dardan Krivaça, po e mbante në duar.

“Arbëri merr shkopin dhe e largon nga dhoma e dërgon në sallon , 14:43 , nga sjelljet e të pandehurve rezulton se është edhe koha e vdekjes së të ndjerës , 14:47 , të pandehurit të ndjerën e marrin dhe e dërgojnë në Spitalin e Përgjithshëm – Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku të njëjtën e bart i pandehuri Dardan Krivaça dhe së bashku me të është edhe i pandehuri Arbër Sejdiu, të cilën e lëshojnë në hyrje të Emergjencës dhe largohen nga aty”, thuhet tutje në aktakuzë.

Shpërndaje në: