Kameruni i Eto’o thjesht shumë i fortë për Etiopinë

Kameruni i Eto’o thjesht shumë i fortë për Etiopinë

Tjetër ndeshje në Kupën e Afrikës është konkluduar sot.

Kombëtarja e Kamerunit, e cila për president të Federatës së Futbollit e ka Samuel Eto’on e famshëm, ka demoluar 4-1 Etiopinë.

Kupa e Afrikës po vazhdon me ndeshje edhe gjatë ditës së sotme.

Kameruni ka mposhtur me rezultat bindës 4-1 Etiopinë. Etiopia kaloi në epërsi e para duke udhëhequr pas vetëm katër minutave të parë nga Dawa Hotessa.

I shpejtë ishte reagimi i Kamerunit të cilët barazuan shifrat pas katër minutave më vonë, me anë të Karl Toko Ekambit në minutën 8-të. Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, sulmuesi Vincent Aboubakar shpërtheu me dy gola brenda dy minutave, duke realizuar në minutat 53′ dhe 55, teksa sulmuesi tjetër Karl Toko Ekambi e thelloi epërsinë në minutën e 67-të për Kamerunin për rezultatin 4-1, që ishte edhe epilogu final i ndeshjes.

Kameruni kështu rrëmben fitoren e dytë pas dy ndeshjeve të grupit A, pasi paraprakisht mposhti Burkina Fason me rezultat 2-1, gjersa Etiopia njoftohet me humbjen e dytë me radhë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet sonte nga ora 20:00 mes Cape Verdes dhe Burkina Fasos.

Shpërndaje në: