Kamionë të kompanisë së ministrit të Kurtit bllokojnë rrugën në Veri

Kamionë të kompanisë së ministrit të Kurtit bllokojnë rrugën në Veri

Kamionë të kompanisë ku ministri i Albin Kurtit, Goran Rakiq, është në veri të Kosovës mësohet se ka bërë barrikada pas aksionit të Policisë tonë në luftë ndaj kontrabandës.

Vetë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, në deklarimin e pasurisë në kuadër të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në Serbi pati deklaruar pozitën e drejtorit në këtë ndërmarrje të regjistruar në Serbi, ndërsa në deklarimin e pasurisë në Kosovë pati deklaruar vetëm pozitat nga institucionet e Kosovës.

Në sajtin e regjistrit serb të kompanive te pozita e drejtorit figuron emri i Rakiqit, raporton Koha, përcjell Periskopi.

Kurti herën e kaluar kur kishte tensione e kishte mbrojtur ministrin e tij Goran Rakiq.

Shpërndaje në: