Kamioni del nga rruga, shtrohet me grurë autostrada Tiranë-Durrës

Kamioni del nga rruga, shtrohet me grurë  autostrada Tiranë-Durrës

Një kamion i ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tirana. N

gjarja ka ndodhur rreth orës 14:05 të kësaj të premteje, ku sipas informacionit të policisë, dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale. Siç shikohet në pamje, gruri është derdhur në të dy anët e autostradës.

Për pasojë është shkaktuar trafik i rënduar nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit./tvklan

 

Shpërndaje në: