Kampionati Evropian: Këto janë ndeshjet e sotme

Periskopi.com Sporti

Në kuadër të Kampionatit Evropian “EURO 2020” sot do të zhvillohen tri ndeshje, dy nga grupi D dhe një nga grupi E.

Përballja e parë do të jetë në mes Suedisë dhe Sllovakisë, në orën 15:00.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në mes Kroacisë dhe Republikës Çeke nga ora 18:00.

Natën do ta përmbyllë ndeshja e orës 21:00 në mes Anglisë dhe Skocisë, transmeton Klankosova.tv.

Suedia vjen më të njëjtin formacion qe e kishte në Kupën e Botës në Rusi, ku ky ekip kaloi në çerekfinale, kështu duke u bërë një  nder tetë ekipet më të mira në planet. Kështu në përballje më Sllovakinë, ajo është me e favorizuar.

Derisa humbja e Kroacisë në përballje më Republikën Çeke, do të eleminonte atë nga EURO 2020, nënkampionen e Kupës së Botës 2018.

Anglia është më e favorizuar derisa është e renditur në vend të katërt, ndër skuadrat më të mira në botë, ajo është 40 vende përpara skocezëve dhe ka talent dhe thellësi gati të pakonkurrueshme.

Shpërndaje në: