Kampusi i errësirës – Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Kampusi i errësirës – Kampusi i Universitetit të Prishtinës

Kampusi i vetëm i studentëve të Universitetit të Prishtinës, në të cilin jetojnë mbi 10 mijë të studentë, netët i ka në mëshirën e dritës së hënës e cila mund të ndriçojë me raste oborrin e këtyre objekteve. Studentë dhe qytetarë të cilët mbrëmjeve apo orëve të natës u bie rruga për nga territori i kampusit të UP-së, u duhet të kenë kujdes gjatë ecjes. I gjithë ky vend është pa ndriçim, duke e bërë që ata të cilët kalojnë përmes tij të ndihen të rrezikuar.

Frikën më së shumti ja kanë studentët, të cilët në disa raste kanë hasur në narkoman dhe qenë endacak.Të intervistuar nga KosovaPress, disa nga “banorët” e kampusit, tregojnë se si mundohen që orët e vona të natës të mos i gjejnë jashtë, ngase kthimi në objektet e tyre të banimit mund të ketë të papritura.

 

 

 

Shpërndaje në: