Kanadaja “bombardon” me sanksione oligarkët rusë

Kanadaja “bombardon” me sanksione oligarkët rusë

Kanadaja do të vendosë sanksione të tjera ndaj oligarkëve rusë si dhe do të ndalojë importin dhe eksportin e mallrave luksoze të synuara nga Rusia.

Masat e reja do të vendosin kufizime për 14 individë, përfshirë oligarkët rusë, anëtarët e familjeve të tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putin.

Ndërkohë, ndalimi i importit do të synojë mallrat ruse duke përfshirë pijet alkoolike, ushqimet e detit, ndërsa ndalimi i eksportit do të synojë mallrat luksoze si këpucët, veshjet luksoze dhe bizhuteritë.

Në një deklaratë, qeveria kanadeze tha: “Këta individë kanë mundësuar drejtpërdrejt luftën e pakuptimtë të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe mbajnë përgjegjësi për dhimbjen dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës”.

Shpërndaje në: