Kancelaria e Austrisë publikon fotot e pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e harron Kurtin

Kancelaria e Austrisë publikon fotot e pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor, e harron Kurtin

Janë publikuar disa fotografi nga Kancelaria austriake nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Vjenë e organizuar nga kancelari Sebastian Kurz.

Në këtë samit po marrin pjesë gjashtë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, përfaqësuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, janë pjesëmarrësit e tjerë të këtij samiti në kancelarinë austriake.

Ajo që bie në sy është se në mesin e liderëve ballkanikë mungon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por në vend të tij ka shkuar Belinda Belluki – Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Në tryezën e rrumbullakët vërehet se kryeministri kosovar dhe kryeministrja e Serbisë janë ulur krah kancelarit austriak.

Por, nga të gjitha fotot e pritjes mungon ajo me Albin Kurtin për arsye që nuk dihen.

Shpërndaje në: