Kancelarja Merkel planifikon ta fus krejt Gjermaninë në karantinë

Kancelarja Merkel planifikon ta fus krejt Gjermaninë në karantinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel po planifikon një karantinë mbarëkombëtare që mund të detyrojë mbylljen e bareve, restoranteve, eventeve publike – sipas gazetës Bild.

Merkel pritet të shtyjë përpara masat kufizuese në një takim me liderët rajonalë të mërkurën.

Shkollat dhe disa dyqane do të mbeteshin të hapura nën restriksionet e reja, por megjithatë vendimi do të përbënte një eskalim madhor në përgjigjen e Gjermanisë ndaj koronavirusit, shkruan EuroNews, përkthen Periskopi.

Gjermania ka raportuar 8 mijë e 685 raste vetëm ditën e hënë.

Infeksionet janë rritur ndjeshëm në numra rekordë gjatë dy javëve të kaluara, megjithëse mbesin të ulta në krahasim me vende të tjera evropiane. /Periskopi 

Shpërndaje në: