Kandidati i LDK-së për asamble: Prishtina ka nevojë për krijimin e kushteve të nevojshme për sport dhe rekreacion

Kandidati i LDK-së për asamble: Prishtina ka nevojë për krijimin e kushteve të nevojshme për sport dhe rekreacion

Kandidati për Asamble komunale nga lista e LDK-së (Përparim Rama), Atdhe Berisha ka bërë me dije se konkuron në këtë garë, dhe do të kontribuojë në Asamblenë komunale të Prishtinës.

Pse Berisha vendosi të garojë me ekipin e Përparim Ramës?

“Angazhimi im si asambleist për Prishtinën do të fokusohet në krijimin e kushteve të nevojshme për sport dhe rekreacion. Kemi një rini aktive, moderne, në hap me kohën dhe në mënyrë që të përparojmë të gjithë së bashku, duhet t’i kemi kushtet e nevojshme dhe bashkëkohore si çdo vend tjetër në rajon dhe botë!

Sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë dhe më e pakta çka mund të bëjmë është që të investojmë në hapësirat e nevojshme për të zhvilluar sportet e ndryshme që po e ngrisin lartë flamurin e Republikës së Kosovës!

Pasioni im është futbolli. Është edhe çështje trashëgimie pasi që në familje jemi shumë futbollistë dhe i madh e i vogël, luan e shikon çdo ndeshje futbolli. Por jashtë kësaj, pasion i imi është edhe që të ndihmoj njerëzit. Të jem aty për ta dhe me ta! Është përmbushëse ndjenja që ofrohet kur bën mirë për veten dhe të tjerët!

Pres votën tuaj sepse Prishtina ka nevojë për njerëz që nuk ngurrojnë të punojnë, për njerëz që nuk ikin kur komplikohet situata, për njerëz me energji dhe me ide. Unë bëj pjesë te ata njerëz. Jam një i ri që dua të kem një mision dhe të lë gjurmë në qytetin ku jetoj. Dua të ndihmoj veten dhe të gjithë të rinjtë e tjerë për një jetë më aktive dhe dinamike. Dua që së bashku t’a duam Prishtinën përsëri, të rregullojmë gabimet e të vazhdojmë përpara.”

#PR4PR ?

#LDK160 ✌?

#AtdheBerisha56 ✔️

Shpërndaje në: