Kandidati i LDK’së për Mitrovicën: Do të jem në balotazh

Kandidati i LDK’së për Mitrovicën: Do të jem në balotazh

Armend Agolli, kandidat i LDK’së për kryetar t Mitrovicës thotë se do të shkojë në balotazh. Por ai nuk komentoi nëse në raundin e dytë do të përballet me kandidatin e VV’së, Afim Bahtirin, apo me atë të PDK’së, Bedri Hamza.

“Për me qenë kryetar së pari duhet me qenë njeri i mirë. Duhet me qenë i dëshmuar se je njeri i mirë se jo vetëm me fjalë”, thotë Agolli.

‘Kandidatët që janë tani nga LDK’ja janë të gjithë njerëz të mirë. Duke u bazuar në këtë ne do të korrim fitore shumë të mirë. Edhe sondazhet po flasin ashtu’, theksoi ai në emisionin ‘Frontal Zgjedhor’ në T7.

“Natyrisht që do të shkojmë në balotazh. Me kë do të shkojmë, me Bedriun apo me Agimin aty do të vendosë elektorati”, theksoi Agolli.

“Unë gjithkund në sondazhe jam ose i pari ose i dyti”, tha ai.

Shpërndaje në: