Kandidati i Nismës për Podujevë: Koka shkru me kërku rinumërim

Kandidati i Nismës për Podujevë: Koka shkru me kërku rinumërim

Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani tha se “koka shkru me kerku rinumerim”, duke parë rezultatet nga numrimi i votave të para nga zgjedhjet në këtë komunë.

Hasani shkroi në Facebook se nuk pajtohet me këtë rezultat.

“Une nuk pajtohem me kete rezulltat. Koka shkru me kerku rinumerim”, ka shkruar ai.

Nga numërimi i 26,68% të votave në këtë komunë, Hasani del se ka marrë 60 vota, apo 0,58%.

Hasani ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.

 

 

Shpërndaje në: