Kandidati i PDK’së për Asamble: Prishtina ka nevojë të menjëhershme për themelimin e një Spitali Rajonal të Qytetit

Kandidati i PDK’së për Asamble: Prishtina ka nevojë të menjëhershme për themelimin e një Spitali Rajonal të Qytetit

Kandidati i PDK-së për asamble të Komunës së Prishtinës, Liridon Selmani ka thënë se ‘Prishtina ka nevojë të menjëhershme për themelimin e një Spitali Rajonal të Qytetit – vend ku do të ofroheshin shërbime spitalore sekondare për qytetarët e Prishtinës’

Postimi i tij i plotë:

Prishtina ka nevojë të menjëhershme për themelimin e një Spitali Rajonal të Qytetit – vend ku do të ofroheshin shërbime spitalore sekondare për qytetarët e Prishtinës

Gjithë pacientët që janë qytetarë të Prishtinës të vetmen adresë trajtimi kanë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar – i cili si institucion i shërbimit terciar, i dedikuar për t’iu shërbyer gjithë qytetarëve të Kosovës detyron këta pacientë që të presin në rend, edhe për shërbimin më bazik, me qytetarët e gjithë Kosovës.

Mungesa e një institucioni spitalor sekondar në Prishtinë ngarkon tejmase fluksin e pacientëve në sistemin shëndetësor terciar, zgjat listat e pritjes për shërbime dhe iu hyn në hak qytetarëve të Prishtinës duke vonuar në shume raste shërimin e tyre.

Vonesat në shërbime herë pas herë detyrojnë qytetarët e Prishtinës që të kërkojnë shërbime në Spitalet Rajonale të përaferta sic eshte Spitali i Vushtrrisë, e në variantin më të keq i detyron ata që për shërbime me kohë t’iu drejtohen spitaleve private.

Po ashtu mjaft ekspertë mjekësorë – qytetarë të Prishtinës për shkak të mungesës së vendeve të punës në ShSKUK, të vetmin vend punësimi kanë Spitalet Rajonale sic është ai i Ferizajit, Vushtrrisë apo Mitrovicës dhe obligohen që të udhëtojnë cdo ditë pasi qyteti i tyre nuk arrin t’ju ofrojë një vend pune të merituar pas aq shumë vitesh sakrifice.

Shpërndaje në: