Kandidati i VV-së për kryetar komune ka një kërkesë për kafshët (Video)

Kandidati i VV-së për kryetar komune ka një kërkesë për kafshët (Video)

Shumë qytetarë po i dërgojnë Periskopit një video ku dëgjohet dhe shihet kandidati i VV-së për kryetar të Vitisë derisa thotë disa fjalë të çuditshme. 

Arsim Ademi duket se kryen edhe funksionin e veterinarit pasi është parë duke folur në RTK1 për një temë të caktuar.

Por, formulimi i një fjalie të tillë ka ndjellur mjaft bujë te qytetarët.

“Nëse edhe kafshët, por edhe njerëzit, respektojnë rregullat që janë parapa për për mbrojtje, për siguri, për mbajtje të higjienës,” – shprehet ai, përcjell Periskopi.

Nuk dihet nëse vërtet z. Ademi beson që kafshët mund të respektojnë rregullat në fjalë e mund të mbajnë higjienën apo ndoshta thjesht ka bërë një gafë. /Periskopi 

Shpërndaje në: