Kandidati për deputet i VV-së propozon mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Kandidati për deputet i VV-së propozon mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Liri Loshi, ka propozuar mbylljen e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Sipas tij Kosova në vend të kësaj duhet ta stimulojë novatorizmin shkencor e teknologjik “që vie nga rinia e mrekullueshme”.

“Propozim konkret: ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve (të pleqve) dhe ta hapim Qëndrën e ideve novatore në të njëjtën ndërtesë në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë”, shkroi ai.

 

Shpërndaje në: