Kandidati për kryeministër del për fushatë, shoqërohet nga Kadri Veseli (Foto)

Kandidati për kryeministër del për fushatë, shoqërohet nga Kadri Veseli (Foto)

I dominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në shoqëri të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se në qeverisjen e tij synon që administrata e shtetit të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

“Kushdo që punon në administratën e shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Haradinaj postimin në Facebook e ka përfunduar duke thënë “Ka ardhur koha për përgjegjësi”.

Shpërndaje në: