Kandidati për President të Francës kapet në tubim elektoral (Video)

Kandidati për President të Francës kapet në tubim elektoral (Video)

Kandidati presidencial nga e djathta ekstreme, Eric Zemmour është sulmuar në fushatën e parë elektorale.

Derisa 63 vjeçari po lëvizte nga turma për në skenë, një burrië e kapi për qafe para se zyrtarët e sigurisë të ndërhynin.

Mediat lokale kanë raportuar se kyçi i dorës së tij është lënduar dhe se doktorët e kanë urdhëruar të marrë pushim prej nëntë ditësh, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ish gazetari dhe analisti është i njohur për pikëpamjet e tij kontroverse mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

Pas shumë javësh spekulime, z. Zemmour kishte shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022. Ai po sfidon lideren e famshme të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen për lidershipin në këtë krah politik.

Incidenti në të cilin z. Zemmour u sulmua ishte njëri ndërs shumë përplasjet gjatë eventit.

Diku 10 mijë njerëz raportohet të kenë marrë pjesë në këtë tubim elektoral. /Periskopi

Shpërndaje në: