Kandidati për president të Serbisë viziton protestuesit serbë në Jarinjë

Periskopi.com Lajme

Milosh Jovanoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë, me disa bashkëpunëtor, sot janë futur në Kosovë, përkatësisht në Jarinjë, për t’u takuar me qytetarët serb protestues.

Në videoxhirimet që sjellë ekipi i KALLXO.com, Jovanoviç bashkë me disa bashkëpunëtor të tij, kanë hyrë në Kosovë duke ecur në këmbë nëpërmes rrugës kryesore.

Përndryshe, Milosh Jovanoviq, dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin e Beogradit, është gjithashtu kandidati i propozuar nga Partia Demokratike e Serbisë dhe disa mbështetës në koalicion, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.Për takimet në tendë e jashtë saj që ai me grupin që e shoqëronte ka pasur me qytetarët serb protestues, nuk ka pasur ndonjë prononcim për media.