Kandidati Ramosaj pritet në mënyrë shumë entuziaste në Gramaqel e në Jasiq të Ri

Kandidati Ramosaj pritet në mënyrë shumë entuziaste në Gramaqel e në Jasiq të Ri

Kandidati nga AAK për kryetar të komunës së AAK-së, Bashkim Ramosaj, është pritur me shumë entuziazëm e me shumë vullnet në Gramaqel.

Ai ka takuar edhe qytetarët e Jasiqit të Ri, duke premtuar se do të ishte pranë tyre për çdo kërkesë e cila “është në kompetencë dhe me mundësi të realizimit nga komuna e Deçanit”.

“Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur, jo vetëm në Gramaqel, por gjithandej komunës së Deçanit!” – është shprehur z. Ramosaj, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Entuziazëm e vullnet i madh në Gramaqel, i shprehur sonte nga takimi me banorët e këtij lokaliteti, për fitoren e AAK-së, më 17 tetor. Besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur, jo vetëm në Gramaqel, por gjithandej komunës së Deçanit!

Gjithashtu sot, takuam edhe qytetarët e Jasiqit të Ri! Do të jemi pranë tyre për çdo kërkesë e cila është në kompetencë dhe me mundësi të realizimit nga komuna e Deçanit!

#PërDeçaniSkaMeUndal.

Shpërndaje në: