Kandidati serb në Mitrovicë të Veriut shfaqet në qendrën e votimit me stiker në gojë

Kandidati serb në Mitrovicë të Veriut shfaqet në qendrën e votimit me stiker në gojë

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale 2021.

Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitrovicës Veriore.

Theksojmë se deri në ora 11, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.

Shpërndaje në: