Kandidatja e AAK’së s’ka kufij, përplaset edhe me Kushtrim Sadikun – Ai ia kthen: Unë s’jam në garë

Kandidatja e AAK’së s’ka kufij, përplaset edhe me Kushtrim Sadikun – Ai ia kthen: Unë s’jam në garë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Drenasit nga AAK, Arta Xhylani, është përplasur keq me kundër-kandidatët  e tij, të cilët i akuzoi se nuk po flasin për problemet thelbësore me të cilat përballen qytetarët.

Ajo kritikoi kundër-kandidatët se nuk po i japin aspak përpërsi në debat, ndonëse është e vetmja kandidate grua.

“Na s’mujmë me u ba femra veç për debat”, iu kundërpërgjigj asaj kandidati i AKR’së për Drenasin.

Më pas i reagoi edhe kandidati i Vetëvendosjes, Shemsi Elezi, i cili i tha se ajo nuk është as qytetare e Drenasit.

“Po diskutoni probleme absurde. Çka ka lidhje a kam banesë.  Qysh s’jam qytetare e Drenasit. Çfarë po flisni zotëri Elezi”, iu kundërpërgjigj Xhylani.

Më pas ajo tha se në debat nuk po flitet për shëndetësi.

Kësaj radhe iu kundërpërgjigj gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku, i cili po moderon emisionin.

“Kemi kohë, do të flasim edhe për shëndetësi”, tha ai.

Më tutje, Xhylani i reagoi moderatorit, i cili i tha asaj se ai nuk është në garë me të dhe se nuk është kandidat për kryetar të Drenasit./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: