Kane ia huq keq: Italia favorite për Kupën e Botës

Kane ia huq keq: Italia favorite për Kupën e Botës

Harry Kane ka bërë bujë të madhe me komentet e tij të dhëna së fundmi.

Sulmuesi i Anglisë ka folur për kombëtaret që sipas tij janë favorite për të fituar Kupën e Botës. Deri këtu, asgjë nuk shkon keq.

Por, kapiteni i ‘Tre Luanëve’ mes tjerash përmendi edhe kombëtaren e Italisë në mesin e favoriteve, ndonëse ajo nuk është kualifikuar fare.

“Ka shumë skuadra të mira. Ke disa top-skuadra evropiane: Ne, Gjermania, Franca, Spanja, Italia, pastaj kemi Brazilin e Argjentinën”, ka thënë Kane.

“Ke top-skuadra të mira në gjithë botën. Për të fituar Kupën e Botës duhet të jesh në nivelin më të lartë për shtatë ndeshje”, shtoi lojtari.

Italia u eliminua në ‘Play Off’ nga Maqedonia e Veriut, për të humbur kështu mundësinë e paraqitjes në Kupën e Botës.

VIDEO

Shpërndaje në: