Kanë mbetur edhe 5 ditë – Publikohet ora e saktë e meçit të frikshëm mes Usyk dhe Joshua

Kanë mbetur edhe 5 ditë – Publikohet ora e saktë e meçit të frikshëm mes Usyk dhe Joshua

Meçi i madh mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua po afrohet.

Tashmë zyrtarisht kanë mbetur edhe 5 ditë deri te data 20 gusht kur edhe do të zhvillohet meçi i shumëpritur i peshave të rënda në boksin profesionist, shkruan Periskopi.

Lokacioni tani ka ndryshuar tërsisht, nuk do të jetë njëri nga stadiumet e Londrës, por nikoqir i kësaj ngjarje të madhe do të jetë Arabia Saudite, përkatësisht stadiumi, Jeddah Super Dome.

Tashmë organizatorët e këtij meçi kanë publikuar edhe orën e saktë të duelit.

Në Arabinë Saudite ndeshja nisë në ora 00:54 pas mesnate, me kohën e Anglisë 22:54, kurse në Kosovë në ora 22:00.

Kujtojmë se Usyk aktualisht i ka gjitha titujt në brez, kurse Joshua asnjë./Periskopi/

Shpërndaje në: