Kante drejt largimit nga Chelsea: Nuk ka dakord për kontratën e re

Kante drejt largimit nga Chelsea: Nuk ka dakord për kontratën e re

Chelsea dhe N’Golo Kante nuk po bien dakord për një kontratë të re.

Negociatat për një kontratë të re me mesfushori filluan në vitin 2021, kur drejtuesit e mëparshëm të klubit i ofruan atij një kontratë 3+1, por negociatat u ndërprenë kur Qeveria britanike vendosi sanksione ndaj Roman Abramovichit, transmeton Gazeta Express.

Drejtuesit e ri të “Bluve” thuhet se i kanë ofruar Kantes një kontratë 2-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit. Por, sipas “The Athletic”, lojtari për momentin nuk është dakord me këtë kontratë.

Si rezultat i kësaj, 31-vjeçari mund të largohet nga “Stamford Bridge” në verën e vitit të ardhshëm si futbollist i lirë, pasi kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2023.

Nga klubi londinez thuhet se ata duan që të rinovojnë kontratën me ish-mesfushorin e Leicester City, por për këtë palët duhet të gjejnë një kompromis.

Disa klube nga Anglia, Spanja, Gjermania dhe Franca thuhet se po monitorojnë situatën e N’Golo Kantes.

Shpërndaje në: