Kaos i madh në Palermo, pasi që pronarët e Manchester City e blen atë

Kaos i madh në Palermo, pasi që pronarët e Manchester City e blen atë

Trajneri i Palermos Silvio Baldini dhe drejtori Renzo Castagnin janë dorëhequr nga klubi pas përplasjeve që patën me pronarët e rinj të klubit, City Group që janë edhe pronarë të Manchester City

Sicilianët mund të kenë pronarë të rinj, por ka një përshtypje të përgjithshme që kaosi në klub po vazhdon edhe pse ata u promovuan në Serie B.

Vetëm pas një muaji kur City Group morën pronësinë e Palermos dhe lajmëruan se ata do të vazhdonin me Baldinin dhe Castagnin në krye.

Megjithatë, ka pasur një tension në mes të pronarit dhe drejtorit sportiv Castagnini, i cili vendosi që të japë dorëheqje.

Trajneri Baldini po ashtu u tërhoq duke mos vazhduar me Palermon pa Castagnini, kështu që edhe ai formalisht dha dorëheqjen e tij këtë mbrëmje.

Situata u vështirësua këtë mëngjes kur Baldini nuk mbajti stërvitje dhe raportohet se ju tregoi lojtarëve se ai ka vendosur që të largohet.

Me Serie B që është vetëm një javë larg fillimit, kjo është gjëja e fundit që ky klub është dashur ta bëjë pasi u rikthye në ligë pas falimentimit.

Shpërndaje në: