Kaosi i përgjakshëm: Parashutistët rusë mbërrijnë në Kazakistan për të vendosur “paqen”

Kaosi i përgjakshëm: Parashutistët rusë mbërrijnë në Kazakistan për të vendosur “paqen”

Parashutistët rusë kanë arritur në Kazakistan si pjesë e misionit ‘paqeruajtës’ të nisur nga Moska për të ndihmuar presidentin që të rimarrë kontrollin e vendit, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Presidenti i vendit, Kassym-Jomart Tokayev, kërkoi intervenim nga një aleancë që ka në përbërje Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Taxhikistanin [por jo Shqipërinë] – të mërkurën mbrëma, kërkesë që u miratua menjëherë.

Ajo erdhi pasi përplasjet e dhunshme vazhduan mes protestuesve dhe policisë e ushtrisë në Kazakistan, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.

Ka pak informacione kredibile në lidhje me numrin e viktimave, por agjencitë lokale të lajmeve që kishin cituar një zëdhënës për policinë në Almaty, thanë se numri ishte dhjetra sosh.

Autoritetet e qytetit të Almatyt thanë të enjten se 353 zyrtarë policorë ishin plagosur dhe 12 të tjerë ishin vrarë. /Periskopi

Shpërndaje në: