Kapen 13 emigrantë në veri të Mitrovicës
13 emigrantë janë kapur nga Afganistani në veri të Mitrovicës nga policia, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit. Sipas këtyre burimeve ata janë sjellë nga një person shqiptar, dhe janë lënë te Parku i Qytetit në pjesën jugore të Mitrovicës.
Ndërsa, sapo kanë kaluar urën kanë hasur në patrullën e policisë, e cila aktualisht është duke i intervistuar në stacionin e veriut. KosovaPress-i ka kontaktuar përgjegjësit e policisë në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.



