Kapen 200 kg heroinë që vinte nga kampet terroriste

Kapen 200 kg heroinë që vinte nga kampet terroriste

Sipas një burimi të paidentifikuar të sigurisë, AA raporton se policia turke në Rize ka ndaluar një kamion për të cilin shërbimi inteligjent ka zbuluar se trasporton sasi të mëdha të drogës e cila është prodhuar në kampin e terroristëve të PKK-së në malet e Irakut verior.

Në kamion janë gjetur dhe sekuestruar 200 kilogramë heroinë ndërsa shoferi u arrestua dhe i është dorëzuar organeve kompetente për ndjekje të mëtejshme.

Nga Departamenti i Policisë për luftën kundër trafikut të drogës njoftohet se hetimet rreth rastit janë në vijim dhe se forcat turke do të vazhdojë luftën e gjerë kundër trafikimit të mjeteve narkotike.

Shpërndaje në: