Kapen mbi 11 kg drogë në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një i dyshuar

Kapen mbi 11 kg drogë në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që i janë gjetur dhe konfiskuar 11 mijë e 327 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.

Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Lole Ribar” në Mitrovicën e Veriut.

“POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE-Rr. Lole Ribar, Mitrovicë Veri (NN) 27.11.2021 10:48. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në dy çanta të cilat i kishte me vete, i janë gjetur dhe konfiskuar 11,327 Kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia ka njoftuar më tej se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: