Kapet banda gjeorgjiane që vodhi mbi 2 milionë euro

Kapet banda gjeorgjiane që vodhi mbi 2 milionë euro

Policia greke shkatërron organizatën më të madhe kriminale të specializuar në vjedhjen e banesave, të paktën prej 2010.

Banda e hajdutëve operonte në të gjithë zonën e Atikës. Anëtarët e saj janë shtetas të huaj, shumica gjeorgjianë.

Arrestimi erdhi pas disa muaj hetime. Policia vuri në pranga 30 anëtarë të organizatës, ndërsa ka identifikuar dhe shpallur në kërkim  125 persona të tjerë.

Autoritetet kanë dokumentuar deri tani përfshirjen e bandës në 4 grabitje dhe 134 raste vjedhje të banesave. Megjithatë dyshime ka dhe për raste të tjera.

Pre e tyre ishin kryesisht banesat e të moshuarve. Grupi kriminal i krijuar prej 2010 llogaritet të kenë përfituar mbi 2 milion euro.

Të gjitha paratë ata i kishin transferuar përmes kompanive të transfertave në Gjeorgji.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme sendesh të vjedhura si bizhuteri, telefona, vegla pune, laptopë, armë zjarri dhe armë të ftohta, etj.

 

2345678

Shpërndaje në: