Kapet duke notuar balena mbi 12 metra e gjatë në rajon, kapiteni i varkave e ndjek me kamerë

Periskopi.com Uncategorized

Një balenë e gjatë mbi 12 metra është parë duke notuar në Qipro. Sipas mediave vendase, ajo është parë dhe kapur në kamera mëngjesin e së premtes nga kapiteni i varkave “Seaze the Day”, Panagiotis Nikolaidis.

“Ishte hera e parë që pashë këtë lloj balene në një mjedis natyror”, u shpreh ai.

Nikolaidis deklaroi gjithashtu se shqetësimi i tij i parë ishte të shihte nëse balena ishte mirë dhe nëse nuk kishte hyrë në ndonjë rrjetë. Kur kuptoi se gjithçka ishte në rregull, ai bëri disa video.

Ai gjithashtu shtoi se balena ishte rreth 12-13 metra, por nuk identifikoi nëse ishte mashkull apo femër. ” Zakonisht meshkujt e rritur të specieve largohen vetë dhe meqenëse ishte i vetmuar, ndoshta ishte një mashkull”, u shpreh kapiteni.