Kapet hajduti i shumëkërkuar në Tiranë, habit me deklaratën: Mosni, jam polic

Kapet hajduti i shumëkërkuar në Tiranë, habit me deklaratën: Mosni, jam polic

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombinat. I arrestuari mësohet se është K. B.

Ky person ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

Shpërndaje në: