Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në një autobus të linjës Gjermani-Kosovë në Merdare

Kapet mbi gjysëm kilogrami kokainë në një autobus të linjës Gjermani-Kosovë në Merdare

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar të llojit kokainë, në një linjë të autobusit ndërkombëtarë, në pikën kufitare në Merdare.

Sipas njoftimit të Doganës, ky autobus po qarkullonte në linjën Gjermani-Kosovë.

Kjo sasi e drogës është gjetur në një valixhe.

“Merdare 3 dhjetor 2021 oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë  tëlllojit kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Shpërndaje në: