Kapet personi që spiunoi stërvitjet e kundërshtarëve

Kapet personi që spiunoi stërvitjet e kundërshtarëve

Policia angleze ka konfirmuar se kanë arrestuar personin që spiunoi stërvitjen e Derby Countyt, para ndeshjes me Leeds.

Dy ekipet u përballën mbrëmë, me Leeds që arritën fitoren 2 me 0 përballë ekipit të Frank Lampard. Ky i fundit fajësoi trajnerin Biels për shkak të të spiunazhit që ai bëri në qendrën stërvitore të Derbyt para ndeshjes, përcjell Periskopi.

Policia e qarkut të Derbyshire ka arrestuar personin, i cili vendosi me dylbi ta spiunonte stërvitjen e ekipit kundërshtarë.

Por, është trajneri Marcelo Bielsa ai që ka marrë përgjegjësinë për këtë rast. Trajneri i njohur argjentinas ka thënë se ai e ka dërguar një person për të spiunuar skuadrën e Frank Lampard.

“Nuk e di nëse është ligjore apo jo, por unë e them publikisht se jam personi që e kam dërguar një të afërt për të përcjellur stërvitjen e Derby Countryt”, ka thënë Bielsa. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: