Kapiteni i Anglisë mendon se stinori i Premier Ligës duhet të anulohet nëse nuk fillon deri në qershor

Kapiteni i Anglisë mendon se stinori i Premier Ligës duhet të anulohet nëse nuk fillon deri në qershor

Për shkak të pëndemisë e cila ka përfshirë të gjithë botën, janë anuluar të gjitha ndeshjet sportive.

Dhe për këtë kapiteni i Anglisë, Harry Kane, thotë se sezoni i Premier Ligës duhet të anulohet  nëse nuk mund të fillojë deri në fund të qershorit.

“Mendoj se duhet të provojmë të përfundojmë stinorin. Por, duhet të jetë një pikë kur thua mjaft. Të luash deri në korrik apo gusht dhe të vonosh fillimin e edicionit të ri, nuk shoh shumë përfitim nga kjo. Për mua limiti kohor duhet të jetë fundi i qershorit. Nëse stinori nuk kompletohet deri në fund të qershorit, atëherë duhet të shikojmë opsionet dhe të koncentrohemi te edicioni i ardhshëm”, ka thënë Kane. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: