Kapiteni i Trepçës tregon arsyet pse u eleminuan nga Liga e Kampionëve

Kapiteni i Trepçës tregon arsyet pse u eleminuan nga Liga e Kampionëve

Kapiteni i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka folur pas humbjes 4-1 ndaj Vikingurit në Ligën e Kampionëve.

Ai u shpreh shumë i dëshpëruar me humbjen, derisa nuk preferoi të komentojë faktin që nuk luajti nga minuta e parë.

“Jemi shumë të dëshpëruar sepse pritëm shumë, por humbëm. S’dua të them asgjë për faktin se nuk luajta nga fillimi”.

“Vendimet i takojnë trajnerit. Unë jam futbollist dhe i zbatoj ato”, deklaroi Idrizi për “Supersport.

“Në ndeshjen e parë luajtëm shumë mirë, por këtu na dënoi euforia. Na mungoi përvoja. Për mua do të jetë e paharrueshme që kam luajtur në Ligën e Kampionëve. Një emocion i tillë ishte shumë i madh”, shtoi ai.

Shpërndaje në: