“Kapja e Luhanskut është fitorja e fundit për Rusinë në Ukrainë”

“Kapja e Luhanskut është fitorja e fundit për Rusinë në Ukrainë”

Trupat ukrainase janë duke shpresuar për të nisur një kundër ofenzivë në jug të vendit pasi që forcat ruse kapën qytetin lindor të Lysychanskut, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

Që nga fillimi i luftës, Rusia ka kërkuar nga Ukraina të dorëzojë Luhanskun dhe Donetskun, në lindje të Ukrinës, drejt separatistëve pro-rusë.

Megjithatë, Oleksiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qytetet janë “të mesme” dhe se kjo është fitorja e fundit për Rusinë në Ukrainë.

Ai gjithashtu tha se Ukraina tani është duke shpresuar të fillojë një kundër sulm në jug të vendit.

“Kjo është fitorja e fundit për Rusinë në territorin ukrainas. Këto ishin qytete të masës së mesme dhe atyre u nevojitën 90 ditë për të kapur qytetin. Kapja e qyteteve në lindje nënkupton se 60% e forcave ruse janë tani të përqendruara në lindje dhe është e vështirë për ata për t’u ridrejtuar në jug”, tha ai.

Kapja e qytetit të Lysychanskut të dielen kompletoi pushtimin rus të Luhanskut, një nga dy rajonet e Donbasit dhe forcat ruse tani kanë kthyer vëmendjen e tyre në objektivat e tjerë në provincën lindore të Donetskut. /Periskopi/

Shpërndaje në: