Kaq borxh bizneset ia kanë “KRU Prishtina”

Kaq borxh bizneset ia kanë “KRU Prishtina”

Kompania e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka njoftuar se bizneset e vogla dhe të mëdha ia kanë borxh 7 milionë euro.

Ky borxh 5 milionë është i bizneseve të vogla dhe 2 milionë i atyre të mëdha.

Si rrjedhojë e kësaj, kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, nga sot do të nis shkyçjen nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit të gjitha këto biznese që nuk kanë paguar faturat e ujit.

“Masa e shkyçjes dhe më vonë ri-kyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Më tej kompania e ujësjellësit ka njoftuar se do të ngris edhe kallëzime penale për të gjithë ata që bëjnë kyçje të paautorizuar.

“Në rast të ndonjë ndërhyrje të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit / pas aplikimit të shkyçjes, KRU “Prishtina ” do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumatorë të kategorisë së bizneseve në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në: