Kaq do të fitojë Drita nëse triumfon në finale ndaj Linfield

Kaq do të fitojë Drita nëse triumfon në finale ndaj Linfield

Fituesi i duelit Drita – Linfield që do të kalojë në fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve, do të shpërblehet me 250 mijë dollarë.

Ky është një motiv i jashtëzakonshëm për skuadrën e gjilanase, e cila është në kërkim të një suksesi tjetër pas fitores ndaj Inter d’Escaldes në ndeshjen e parë.

Ndeshja do të zhvillohet sot prej orës 18:00, derisa gjilanasit do zbresin në fushë pa tre futbollist, duke përfshirë Fidan Gërbeshin dhe Bujar Shabanin.

Pavarësisht se kanë rezultuar negativë në teste, dyshja ende nuk e ka marrë lejen për të luajtur në këtë sfidë, pas mungesës në ndeshjen e parë.

‘Intelektualët’ do të jenë pa njërin ndër futbollistët kryesor, Hamdi Namani që rezultoi pozitiv për COVID-19 në testet e fundit.

Përtej të gjitha problemeve, opinioni sportiv vendor mbetet me shpresë që Drita do të mund rivalët irlandezë sot.

Shpërndaje në: