Kaq pasuri ka zv/kryeministri serb i Kosovës, Goran Rakiq

Kaq pasuri ka zv/kryeministri serb i Kosovës, Goran Rakiq

Agjencioni Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve publik për vitin 2020.

Pasurinë në AKK e ka deklaruar edhe Goran Rakiq, aktualisht zëvendëskryeministër i Kosovës,  mirëpo që deklarimi është bërë në kohën sa ai ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Nga ajo që shihet në deklarimin e tij, Rakiq ka tokë në vlerë 350 mijë euro, në pronësi të prindit.

Ajo që bie në sy është se Rakiq ka 50 mijë euro në bankë, në një llogari në Beograd.

Ai ka edhe një veturë në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Deklarimi i plotë.

Shpërndaje në: