Kaq do të fitojë Messi në një minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit pas kontratës së re (Foto)

Kaq do të fitojë Messi në një minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit pas kontratës së re (Foto)

Lionel Messi ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën të mërkurën gjatë ditës.

Superylli argjentinas për të nënshkruar kontratën e re është dashur të mendohet gjatë pas akuzave për ikje nga tatimi.

Po ashtu, ai së pari i “rehatoi” punët familjare, duke u martuar me të dashurën e kamotshme, Antonella Roccuzzo.

Dhe, pas këtyre zhvillimeve, ai vendosi të vë “të zezën mbi të bardhën”, pra të nënshkruaj rinovimin e shumëpritur.

Renovimi i Messit nuk është i zakonshëm, është i realizuar mbi terme monstruoze financiare.

Kështu, sipas kontratës së re, ylli i Barcelonës do të përfitojë 26 milionë funte në vit.

Në muaj, ai do të përfitojë 2 milionë funte, kurse në javë ai do të përfitojë 500 mijë funte, shkruan Telegrafi.

Në ditë ai do të përfitojë hiç më pak se 72 mijë funte, kurse në orë një shumë të pabesueshme prej 3 mijë funtesh.

Minuti i Messit do të kushtojë hiç më pak se 50 funte, po aq sa në shtete evropiane dikush paguhet për një ditë punë, e në Kosovë për një javë punë.

Klauzola e Messit është e pathyeshme – plot 300 milionë euro dhe blindon atë për një largim të mundshëm, e skuadra që dëshiron të zhbllokojë këto terme të pabesueshme kontraktuale duhet të thyej rekordin botëror të transferimit për të.

Të gjitha këto përfitime Messi do t’i ketë pas tatimit, që do të thotë se ai nuk do t’i paguaj asnjë cent shtetit spanjoll, me çka u shmanget definitivisht problemeve me ligjin.

Lionel Messi konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori të gjithë futbollit, jo vetëm të Barcelonës, ku është tashmë një legjendë e gjallë e klubit nga Katalunia.

Shpërndaje në: