Karabinieri e dërgon në Itali për shërim një 4-vjeçare nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Karabinieri Fabio Cervellieri, derisa ishte me mision në Kosovë dhe derisa ishte duke patrulluar, kishte hasur në një katërvjeçare e cila ishte e sëmurë me diabetin mellitus të tipit 1.

Ai bashkë me regjimentin e karabinierëve vajzës nga Kosova ia mundësuan shërimin në Spitalin Umberto I në Romë të Italisë.

Tani, vogëlushja ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është më mirë, shkruan TGCOM24, transmeton Klankosova.tv.

Shoqëruese e fëmijës ishte nëna e saj, të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Itali janë mbuluar nga karabinerët italianë që shërbejnë në Kosovë.