Karakteristikat e secilës ditë të javës: E mërkura për rritje rroge, e enjtja për…

Karakteristikat e secilës ditë të javës: E mërkura për rritje rroge, e enjtja për…

Një hulumtim i fundit nga “London School of Economics” ka deklaruar se secila ditë e javës ka nga një karakteristikë.

Sipas këtij hulumti, ka disa gjëra që mund t’iu ecin më mirë gjatë një dite të caktuar të javës.

Këtu është lista e gjërave që mund të bëni gjatë gjithë javës:

E hënë

Sipas studimit në këtë ditë keni 20 për qind më shumë gjasa të vdisni nga një atak në zemër për shkak të rënies nga konsumimi i alkoolit në fundjavë dhe stresit të kthimit në punë.

E martë

Më e mira për të përcaktuar listën e detyrave. Një studim nga Shoqata Amerikane për Psikologjinë Industriale dhe Organizative thotë se truri ynë racional dominon të menduarit në fillim të javës dhe është më i mirë për punë rutinë dhe të zakonshme, shkruan HindustanTimes, transmeton Klankosova.tv.

E mërkurë

Më e mira për të kërkuar dashurinë. Kjo ditë është ideale për një takim të parë, kjo e vërtetuar bfa më shumë se 40 përqind e 8 mijë beqarëve të anketuar.

Por, kjo ditë është e mirë edhe për të kërkuar rritje të rrogës. Shefat janë më të pranueshëm ndaj kërkesave për rritje pagash të mërkurën, tregon një sondazh me më shumë se 1 mijë 500 persona në Mbretërinë e Bashkuar.

E enjte

Nivelet natyrale të energjisë së kortizolit, të cilat stimulojnë hormonet seksuale, janë në kulmin e tyre gjatë së enjtës. Vendosni orën tuaj të alarmit dhe merrni pak dashuri herët në mëngjes, kur nivelet e hormoneve seksuale të testosteronit tek meshkujt dhe estrogjenit tek femrat janë deri në pesë herë më të larta.

E premtë

Dita më e mira për të lënë duhanin, sepse duke e ditur se tashmë do të keni një shkëpytje nga puna,  vullneti juaj për të bërë diçka të tillë është më i fortë.

E shtunë

Më e mira për të pasur një fëmijë. Të shtunat janë më të mirat nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i suksesshmë, Fëmijët e lindur në këtë ditë kanë një shans më të mirë për t’u bërë kryeministra. Që nga viti 1900, gjashtë kryeministra kanë lindur të shtunën.

E dielë

Më e mira për të ngrënë jashtë. Përgatitja e një ushqimi tradicional gjatë së dielës është më stresuese sesa të shkosh te dentiste. Pra, hiqeni këtë ngarkesë dhe dilni hani jashtë shtëpisë.

Shpërndaje në: