Karateisti Elhami Shabani nuk ia del në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Karateisti Elhami Shabani nuk ia del në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Karateisti kosovar, Elhami Shabani ka debutuar me humbje në Lojërat Mesdhetare 2022 që po zhvillohen në Oran.

Shabani kishte një short të vështirë – pasi përball kishte kampionin olimpik, italianin, Luigi Busa, nga i cili edhe pësoi disfatë.

Ky ballafaqim u zhvillua në kategorinë -75 kg.Medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.

Shpërndaje në: