Karaxhiq nuk beson të jetë dënuar “aq shumë”

Kjo është katastrofale dhe nuk mund të besoj se ç’vendim gjyqësor është marrë, ka thënë Radovan Karaxhiq në reagimin e vet të parë pas shqiptimit të dënimit për krime lufte nga Tribunali i Hagës.
“Bazohet në improvizime, supozime, spekulime e jo në fakte” ka thënë Karaxhiq pas shqiptimit të dënimit gjatë bisedës me avokatin e vet, njofton “Veçernje novosti”, transmeton Koha.net.
Karaxhiq ka deklaruar se edhe pas sulmeve në Paris e Bruksel ky tribunal dhe Evropa nuk po e kuptojnë se me kë kanë pasur punë serbët e Bosnjës në vitet e 90-ta.
Lideri serb i luftës është dënuar dje nga Tribunali i Hagës me 40 vjet burg për krimet e bëra në Bosnjë e Hercegovinë.