Karrota e Kroacisë e bizelja serbe në një qese – A do ta blinit?

Karrota e Kroacisë e  bizelja serbe në një qese – A do ta blinit?

Vendosja e detyruar e flamujve nën mallin në marketet kosovare për të treguar orgjinën e mallit, ka bërë që qytetarët ta kuptojnë më qartë se mallra të cilit shtet blejnë.

Mirëpo, me një artikull është më ndryshe.

Dentisti i njohur për fëmijë, Xheladin Ujkani e ka publikuar një fotografi të një pakoje me perime të ngrira. Pakoja e cila përbëhet nga dy perime, karrota dhe bizele e ka vënë në dilemë dentistin.

Në përshkrimin e përbërësve shkruan se karrota është nga Kroacia, kurse bizelja nga Serbia.

“O njerez, jam ne dileme te madhe… Nuk po di çka me ba, me marre apo me lane? Kroacia, Serbia, kombinim i mire apo fatal? Tek e fundit pe qeli kesen pi marre veq KARROTAT ? Edhe nime, flamuj kombetar te SHBAve kerkund nuk po shoh ?”, ka shkruar Ujkani.

Shpërndaje në: